Moduli i Sigurisë dhe i Politikës së Jashtme synon të ofrojë një program të veçantë të edukimit joformal në aspektet e sigurisë të integrimit në BE, politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal në sektorin e sigurisë. Ky projekt mbështetet dhe udhëhiqet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në kuadër të programit të integrimit në BE.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është pjesë e Shkollës së Integrimit Evropian të koordinuar dhe mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).
QKSS po organizon modulin për Siguri dhe Politikë te Jashtme brenda këtij programi për të katërtin vit radhazi. Kurrikula e seminarit është zhvilluar në bazë të fushave të ekspertizës dhe hulumtimit të ekipit të QKSS-së dhe partnerëve të saj rajonalë.
QKSS do të jetë përgjegjëse për organizimin e modulit për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme brenda këtij programi. Ky projekt mbështetet dhe udhëhiqet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në kuadër të programit të integrimit në BE.
Moduli i Sigurisë dhe i Politikës së Jashtme synon të ofrojë një program të veçantë të edukimit joformal në aspektet e sigurisë të integrimit në BE, politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal në sektorin e sigurisë. Për më tepër, qëllimi kryesor është të kontribuojë në thellimin e nivelit të njohurive dhe ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve të Shkollës për Integrim Evropian përballë zhvillimeve në reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë, integritetin, institucionet e sigurisë dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë - një pjesë integrale e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Këtë vit, QKSS do të fokusohet në aspektet e sigurisë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE. Seminari do të mbledhë të gjithë akterët relevantë për të diskutuar bazën ligjore që MSA ofron për të rritur pjesëmarrjen e Kosovës në misionet paqeruajtëse të udhëhequra nga BE. Përveç modulit, QKSS do të publikojë një studim hulumtues për mënyrat e bashkëpunimit midis Kosovës dhe BE-së në sektorin e sigurisë dhe mundësitë për ta kthyer Kosovën nga konsumatori i sigurisë tek një ofrues i sigurisë.