RRITJA E BESUESHMËRISË DHE DIALOGU NDËRMJET KOMUNITETEVE JOSHUMICË DHE INSTITUCIONEVE TË ZBATIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË

Qëllimi i projektit është të nxisë komunikimin ndërmjet komuniteteve joshumicë dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit

Rreth Projektit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) nga gushti 2018, ka fillluar zbatimin e projektit të ri "Rritja e besueshmërisë dhe dialogu ndërmjet komuniteteve joshumicë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë".

Qëllimi i projektit është të nxisë komunikimin ndërmjet komuniteteve joshumicë dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. Në mënyrë të veçantë projekti synon:

• Të rrisë besimin e komuniteteve joshumicë në Kosovë ndaj Policisë së Kosovës;

• Të lehtësojë dialogun ndërmjet komuniteteve lokale dhe Policisë së Kosovës;

• Identifikimi dhe vlerësimi i shqetësimit themelor të sigurisë dhe sigurisë së komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe avokimit për adresimin e këtyre shqetësimeve;

Projekti do të zbatohet në komunën e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe do të adresojë dy prioritete tematike të CFLI: Qeverisja gjithëpërfshirëse, duke përfshirë diversitetin, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe Paqen dhe sigurinë, me fokus në konflikt parandalimin dhe ndërtimin e paqes.