Regional Youth Partnership Program

Rreth Projektit

Ky projekt është iniciativë e përbashkët e organizatave partnere nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Projekti synon të nxisë pajtimin ndëretnik dhe ndërkufitar midis të rinjve nga Bosnja dhe Hercegovina (BiH), Kosova dhe Serbia përmes një serie aktivitetesh inovative. Krijimi i grupeve lidere të përbërë nga opinionbërës të rinj, të cilët nëpërmjet një programi të strukturuar arsimor dhe të rrjetëzuar, do të ndihmonin kundër narrativave dhe praktikave përçarëse, ndërkohë që do të forconin zërat që çojnë në parandalimin e konflikteve në të ardhmen.

Projekti trevjeçar do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve në tri vendet për problemet e përbashkëta dhe do t'i inkurajojë ata të bashkëpunojnë në zgjidhjen e tyre, gjë që në fund kontribuon në pajtimin. Projektit trevjeçar ka për qëllim të identifikojë krijuesit e rinj të opinionit që do t'i nënshtrohen një programi të strukturuar që synon ndërtimin e të kuptuarit të tyre për çështjet e përbashkëta, krijimin e rrjeteve dhe ofrimin e platformave për të përforcuar zërat e tyre në komunitetet e tyre përkatëse.

Objektiva 1: Krijimi i një rrjeti prej 40 udhëheqësish të ndryshimit, të cilët do të ndjekin pajtimin përmes aftësive të të mësuarit të nevojshme për të kuptuar problemet, për të gjetur aleatë dhe për të bashkëpunuar për të ofruar zgjidhje në fushën e sigurisë.

Objektiva 2: Ndërtimi i besimit brenda një rrjeti udhëheqësish të ndryshimit dhe midis komuniteteve lokale, veçanërisht atyre të ndara, përmes programeve shkëmbimit të studiuesve.

Objektiva 3: Kontributi në luftën kundër narrativave nacionaliste që pengojnë pajtimin me narrativat mbi bashkëpunimin politik dhe të sigurisë.

Aktiviteti 1: Krijimi i “Akademisë Rajonale të Ndërtimit të Paqes (RPA)”

Aktiviteti 2: Puna me studentë - aktivitete me Partnerët Rinor Rajonal mbi temat e sigurisë dhe politikat rajonale të sigurisë

Aktiviteti 3: Programet e shkëmbimit - udhëheqësit e rinj do të punojnë në projekte kërkimore dhe do të prodhojnë analiza të politikave në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Aktiviteti 4: Komunikimi dhe avokimi - avokimi publik i rezultateve të projektit

 

Ky projekt mbështetet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Sarajevës, Fondacioni Divac, Peer Education Network (PEN), PRONI, dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan Global (degët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi).