PROMOVIMI DHE KOMUNIKIMI I PËRFITIMEVE TË DIALOGUT KOSOVË-SERBI TË LEHTËSUAR NGA BE

Rreth Projektit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) që nga viti 2018 është pjesë e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG). KSPAG përfaqëson një konsorcium të think tank dhe OJQ-ve të cilët besojnë fuqishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne u bashkuam nga një energji e përbashkët për të ripërtërirë mbështetjen për dialogun e përkeqësuar në kohën kur interesi i shoqërisë civile për iniciativa të tilla ishte i ulët. Përpjekjet tona individuale dhe të përbashkëta për të krijuar qasje inovative për të mbështetur dialogun dhe për të transformuar narrativën për publikun. Partnerët e konsorciumit janë gjithashtu anëtarë të Forumit të Shoqërisë Civile të Procesit të Berlinit ku avokojnë për zgjidhje të shpejta dhe të qëndrueshme për mosmarrëveshjet dypalëshe.

Si pjesë e KSPAG-ut, QKSS ka luajtur një rol parësor në përbërësin hulumtues të projektit "Promovimi dhe komunikimi i përfitimeve të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE". Ky projekt synon të promovojë dhe komunikojë dialogun duke bashkuar njerëzit dhe qëndrimet e tyre. Aktivitetet janë krijuar për të prekur publiku e gjerë - përfshirë, shqiptarët e Kosovës, serbët e Kosovës dhe shtetasit serbë për të nxjerrë në pah raste të mira për ndikimin e dialogut teknik. Hulumtimi do të vë në pah tregimet njerëzore që kanë përfituar nga marrëveshjet teknike dhe në të njëjtën kohë, të paraqesin këndvështrime dhe sfida të ndryshme të dialogut. Komponenti peer-to-peer u ofron pjesëmarrësve mundësi për t'u angazhuar me perspektivat e tjera, për të ndërtuar aleanca dhe për të sfiduar stereotipe dhe koncepte të gabuara të cilat do të kontribuojnë në diskutime konstruktive mbi dialogun.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të promovojë dhe komunikojë përfitimet e dialogut teknik të lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për publikun e gjerë duke u përqëndruar në një numër aktivitetesh komunikuese, bashkëpunim nga kolegët në shtetin tjetër, hulumtim dhe angazhim lokal.

-Ndërtimi i mbështetjes për Dialogun Kosovë –Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve nga Kosova dhe Serbia duke krijuar kanale efektive për shkëmbimin e përfitimeve dhe rezultateve të dialogut.

- Rishikimi i perspektivës së qytetarëve për dialogun teknik Kosovë- Serbi dhe procesin e tij për të lejuar një proces dhe masa të normalizuara më të mira.

- Lehtësimi i bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis të rinjve, OShC-ve, vendimmarrësve dhe mediave për të mbështetur dialogun teknik Kosovë-Serbi.

-Përmirësimi i komunikimit dhe nxitja e perspektivës progresive të qytetarëve për dialogun teknik Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve.

- Krijimi i një grupi të përhershëm të OShC-ve për të mbrojtur dhe mbështetur dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Roli i QKSS-së në këtë projekt është të implementojë aktivitetet hulumtuese të projektit. Të gjithë partnerët e përfshirë dhe projekti kanë rënë dakord të përdorin grupet e fokusit si kontributin kryesor të kërkimit. Përveç fokus grupeve, organizatat zbatuese kanë rënë dakord të përdorin sondazhin online duke prekur nivelin e ekspertëve për të plotësuar më tej hulumtimin në lidhje me Dialogun. Deri më tani, QKSS ka mbajtur dhjetë fokus grupe në pesë komuna të Kosovës, ku pesë fokus grupe u mbajtën me pjesëmarrës të rinj dhe pesë me pjesëmarrës më të vjetër se 35 vjec. Gjithashtu, KCSS ka realizuar sondazhin online, në të cilin u përgjigjën aktivistë të OShC-ve, sektorit të biznesit, përfaqsues të mediave dhe organziata të të rinjëve. Të dhënat e mbledhura do të publikohen në formën e një studimi krahasues, i cili do të botohet në pjesën e parë të vitit 2020.

Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) u krijua në fillim të vitit 2018, si një mjet për të sfiduar narrativat në nivelin e shoqërisë dhe për të ndihmuar politikëbërësit që të bëjnë marrëveshjet në një mënyrë më transparente. Konsorciumi është i përbërë nga tetë OJQ të ngjashme, si: Grupi kërkor për Politika ballkanike (BPRG), Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) dhe OJQ AKTIV nga Kosova, dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE),  Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Lëvizja Evropiane në Serbi (EMINS) dhe Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM) nga Serbia.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze.