Ky projekt fokusohet në rishikimin e sfidave ligjore dhe obligimeve praktike të institucioneve të Sektorit të Sigurisë së Kosovës për përfshirjen dhe përfaqësimin e pakicave etnike në institucionet e sigurisë.
Përmbledhje e shkurtër e Projektit
Ky projekt fokusohet në rishikimin e sfidave ligjore dhe obligimeve praktike të institucioneve të Sektorit të Sigurisë së Kosovës për përfshirjen dhe përfaqësimin e pakicave etnike në institucionet e sigurisë. Këto institucione përfshijnë Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) Policinë e Kosovës (PK), dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ky projekt analizon veçanërisht kushtet e rekrutimit, rregulloret e brendshme nga perspektiva e të drejtave të njeriut në mënyrë specifike duke kërkuar në barrierat gjuhësore (Kosova ka 5 grupe të pakicave etnike që janë të njohura me Kushtetutë), dhe se si është e rregulluar në kontekstin e të drejtave të personelit dhe të drejtat e njeriut në rastin në Forcën e Sigurisë së Kosovës (në FSK), në Policinë e Kosovës (PK) dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ky projekt është financuar nga SlovakAid dhe Fondacioni Pontis.
Raporti i publikuar në kuadër të këtij projekti:
Përfshirje apo përjashtim – Minoritetet në Sektorin e Sigurisë në Kosovën e pas-pavarësisë