NDËRTIMI I URAVE: EVROPIANIZIMI PËRMES RRITJES SË BASHKËPUNIMIT NË MES TË QKSS DHE THINK-TANKEVE NË BE

Projekti dyvjeçar ka për qëllim binjakëzimin, rrjetëzimin dhe ngritjen e kapaciteteve ndërmjet QKSS dhe think-tankeve në shtetet anëtare të BE. Ky projekt po zbatohet me përkrahjen Fondacionit për Shoqëri të Hapur për Europën (OSIFE)

NDËRTIMI I URAVE: EVROPIANIZIMI PËRMES RRITJES SË BASHKËPUNIMIT NË MES TË QKSS DHE THINK-TANKEVE NË BE

Rreth Projektit

Duke filluar nga Maji 2018, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka filluar zbatimin e projektit dyvjeçar i cili ka për fokus binjakëzimin, rrjetëzimin dhe ngritjen e kapaciteteve ndërmjet QKSS dhe think-tankeve në shtetet anëtare të BE. Ky projekt po zbatohet me përkrahjen Fondacionit për Shoqëri të Hapur për Europën (OSIFE).

Në kuadër të këtij projekti, QKSS synon të ndërtojë ura të forta dhe solide me think-tanket më në zë të vendeve anëtare të BE-së si Gjermania, Franca, Holanda dhe Polonia. Shumëllojshmëria e temave që do të trajtohen gjatë dy viteve të zbatimit të projektit, kryesisht duke u fokusuar në bashkëpunimin në fushën e sigurisë, marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe vendeve përkatëse, shkëmbimi i ekspertizës dhe njohurive për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm, migracionit, sigurisë kibernetike dhe sigurisë në aspektet e procesit të integrimit në BE për Kosovën.

Aktivitetet e projektit përfshijnë shkëmbimet vizitore me synim që së bashku të shkruajnë përmbledhje dhe prodhime të dokumenteve dhe rekomandimeve të politikave që fokusohen në temat kryesore të projektit, punëtori me ekspertë, takimet me përfaqësues nga institucionet shtetërore, think-tankeve dhe akademitë, konferenca të hapura me palët kryesore të interesit, artikuj të bashkëautorizuar dhe op-eds, si dhe aktivitete të tjera të avokimit brenda Kosovës dhe vendeve të synuara.