Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me organizatën Qendra e Studimeve Ndërkombëtare (CeSI) me bazë në Rome, Itali, janë duke implementuar projektin me titull “Ndërtimi i Resiliencës: Forcimi i kapaciteteve sprovuese dhe korrektuese kosovare në procesin e pas lirimit të ekstremistëve të dhunshëm”. Qëllimi i projektit është identifikimi i sfidave të institucioneve korrektuese dhe sprovuese në trajtimin e rastevë të dënuar për terrorizëm dhe radikalizëm si dhe ofrimi i rekomandimeve për ti adresuar sfidat me të cilat përballen institucionet e drejtësisë në procesin e Rehabilitimit dhe Reintegrimit (R&R).
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombetar e Italisë, nën mbikëqyrjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë.