8/06/2023
Prishtinë, 8 qershor 2023
Në kuadër të projektit FIERC-Nxitja e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik, i cili zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Iniciativën e Re Sociale (NSI), dhe financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit i Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, mbajti një trajnim profesional njëditor mbi fuqinë e komunikimit për zhvillim. Pjesëmarrësit e trajnimit përfshinin rreth 20 të rinj-të, ndërsa trajnimi u ofrua nga një gazetar profesionist.
Qëllimi i këtij trajnimi profesional ishte zhvillimi i kapaciteteve në mesin e të rinjve të rritur në Kosovë se si të shfrytëzojnë potencialin e komunikimit për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit dhe veten si anëtarë aktivë të komunitetit. Për më tepër, trajnimi ka adresuar çështjen e ndikuesve, platformave të mediave sociale dhe si të monetizohen platformat e mediave sociale.