11/12/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 09 dhjetor 2017 organizoi debatin e radhës me nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Drenasit në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i të rinjëve rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nënvizimi i rolit të tyre në parandalimin e këtij fenomeni. Nxënësit u njoftuan me metoda të ndryshme të debatit formal dhe punës në grupe. Grupet e formuara prej nxënësve trajtuan nga një temë të caktuar që lidhet me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, i prezantuan ato para grupeve tjera dhe zhvilluan debat interaktiv rreth atyre temave. Përmes aktiviteteve të tilla ne synojmë që të rinjët të jenë të angazhuar në platformat për mendimin dhe zhvillimin kritik mbi fenomenet e ndryshme të cilat ata mund të ballafaqohen në komunitetin e tyre.
Ky aktivitet mblodhi rreth 30 nxënës të cilët paraqitën sfidat e tyre në shkollë dhe shoqëri dhe na ofruan rekomandimet e tyre se si ti qasemi problemit në mënyrë të mirëfilltë dhe çfarë roli mund të kenë ata në qëllimin tonë të përbashkët. Debati u fasilitua nga Ardi Shatri.