8/12/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në kuadër të rrjetit rajonal i organizatave të shoqërisë civile POINTPULSE me temën kanë organizuar konferencën “Rreziku i korrupsionit në Policinë e Kosovës”.
Qëllimi kryesor i konferencës është nxitja e diskutimeve në lidhje me fuqizimin e integritetit policor, me theks të veçantë sfidat në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Policinë e Kosovës nga institucionet përkatëse.
Të ftuar në panel ishin:
Z. Brahim Sadriu, Departamenti I Burimeve Njerëzore, Policia e Kosovës
Z. Burim Raçi, Udhëheqës i Departamentit të Hetimeve, Inspektorati Policor i Kosovës
Z. Naim Krasniqi, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova)
Z. Plator Avdiu, Hulumtues, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Z. Mentor Vrajolli, Hulumtues i Lartë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Çështjet për të cilat u diskutohet në konferencë janë si në vijim:
• Performanca e mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës për parandalimin e korrupsionit policor;
• Masat që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër korrupsionit policor;
• Performanca e Prokurorisë së Shtetit me qëllim të luftimit të korrupsionit policor;
• Perceptimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me rrezikun e korrupsionit në Policinë e Kosovës;
• Kontributi që mund të jap shoqëria civile dhe mediat në Kosovë për fuqizimin e integritetit policor.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Pulsi i Ballkanit Perëndimor për Integritetin dhe Besueshmërinë në Polici” i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit “Mbështetja për Shoqërinë Civile”. Pikëpamjet e shprehura në këtë projekt janë vetëm të QKSS-së dhe nuk shprehin domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian.
Prishtinë, 08 dhjetor 2017