Takimi i dytë Tematik Ndërkufitar me Programin Rajonal të Partneritetit Rinor në Beograd

17/05/2023

Takimi i dytë Tematik Ndërkufitar me Programin Rajonal të Partneritetit Rinor në Beograd

Anëtarët e programit Rajonal të Partneritetit Rinor nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia u takuan fundjavën e kaluar (12-14 maj 2023) në Beograd për takimin e dytë tematik ndërkufitar.

Temat e kësaj fundjave përfshinin zgjidhjen e konflikteve, ndërmjetësimin e konflikteve dhe krijimin e rregullave bazë të Partneritetit Rinor Rajonal.

Të shtunën (13 Maj 2023) pjesëmarrësit kaluan ditën me Marko Irsic, trajner nga Instituti Rakmo (Slloveni) për të përpunuar konceptet e konfliktit, zgjidhjes së konfliktit, ndërtimit të paqes, ndërmjetësimit në konflikt dhe më shumë. Sesionet u ndoqën me diskutime interaktive rreth konflikteve në rajon dhe si të arrihet ndërmjetësimi i konflikteve në regjion. Pjesëmarrësit gjithashtu u angazhuan në punë në grup për të praktikuar atë që u mësua gjatë gjithë ditës.

Në ditën e fundit të takimit në Beograd, pjesëmarrësit kontribuan në krijimin e rregullave bazë për Partneritetin Rajonal Rinor. Shumë ndërveprime midis pjesëmarrësve u bënë për të krijuar një draft për rregullat bazë. Ata dolën me rregulla dhe ide kreative se si t'i zbatojnë ato, përmes punës në grupe dhe prezantimeve të bëra para të gjithë pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit e Partneritetit Rinor Rajonal punuan drejt krijimit të një hapësire të sigurt për të pasur diskutime të ndjeshme për rajonin, me synimin për të hapur kapituj drejt pajtimit mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

Përmes këtij programi pjesëmarrësit po mësojnë të bëhen liderët e ardhshëm të paqes dhe pajtimit ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.