SHKËMBIMI PROFESIONAL I EKSPERIENCAVE PËR ZHVILLIMIN E DIALOGUT TË POLITIKAVE

12/02/2014

SHKËMBIMI PROFESIONAL I EKSPERIENCAVE PËR ZHVILLIMIN E DIALOGUT TË POLITIKAVE

Shkëmbimi Profesional i Eksperiencave për Zhvillimin e Dialogut të Politikave është një seri e programeve për shkëmbim të eksperiencës, politikave ndër-kufitare të profesionistëve në mesin e karrierës nga një target grup i instituteve, OJQ dhe universiteteve në Kosovë dhe Serbi. Qëllimi i këtyre shkëmbimeve të eksperiencës është rritja e burimeve njerëzore dhe njohuritë e produkteve të organizatave pritëse dhe lehtësimin e punës së politikës multi-perspektive në fushën e përgjegjësisë së qeverisjes dhe transparencës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pavarësimin e mediave, sigurinë dhe drejtësinë, si dhe politikat e migrimit.

Seminari për shkëmbimin profesional të punës është mbajtur në Prishtinë më 7 dhe 8 shkurt 2014. Hulumtuesja e QKSS, Sofije Kryeziu ka marr pjesë në seminar sëbashku me rreth 15 përfaqësues të QJQ-ve të cilët janë nominuar të mernin pjesë në program. Znj. Kryeziu do të i bashkohet Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë (QBPS) për një përiudhë prej një muaji, ndërsa dy hulumtues të BCSP-së do të vijnë në QKSS për një periudhë prej dy javësh. Që të dyja ekipet hulumtuese do të punojnë për përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në sektorin e sigurisë në Serbi, përkatësisht në Kosovë.

Pjesëmarrës në seminar ishin po ashtu mbikqyrësit e hulumtuesve të këmbyer. Qëllimi i këtij seminari ishte të përgatisë pjesëmarrësit për një shkëmbim një periudhë më të gjatë kohore të profesionistëve në mes të organizatave që marin pjesë në program. Gjatë këtyre dy ditëve të mbajtjes së së seminarit pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë prezentime nga të paktën 8 ligjërues. Njëri nga folësit ishte edhe Sekretari/Hulumtuesi i Lartë Mentor Vrajolli cili solli për publikun përvojat e tij mbi praktikat më të mira të shkëmbimeve profesionale ndërkufitare. Për më tepër, grupet e pjesëmarrësve të këmbimit përfshirë organizatat pritëse dhe dërguese kryesisht diskutuan kushtet e shkëmbimit, veçanërisht mënyrat se si të dyja palët mund të shfrytëzojnë shkëmbimin për të thelluar ose zgjeruar bashkëpunimin në mes të organizatave të tyre.

Projekti udhëhiqet nga Balkan Trust for Democracy (BTD) dhe donatori kryesor është Foreign and Commonwealth Office.