SFIDAT E SIGURISË NË KOMUNËN E SHTËRPCËS

10/05/2019

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me 08 maj 2019, në bashkëpunim me Universitetin e Birminghamit organizuan një takim me komunitetin e Shtërpcës për të diskutuar mbi sfidat e sigurisë me të cilat qytetarët e kësaj komune përballen.

Përmes këtij takimi, qytetarët, zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nga kjo komunë theksuan rëndësia e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe komuniteteve lokale në arritjen e një ambienti të sigurtë. Nga ky takim u identifikuan shqetësimet dhe nevojat e sigurisë së komunitetit të Shtërpcës dhe u diskutua mbi hapat që institucionet lokale, qendrore dhe ato të zbatimit të ligjit duhet të ndërrmarin për të përmisuar situatën e sigurisë në këtë komunë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit"Rritja e Besimit në mes të Policisë së Kosovës dhe komunitetit Serb në Kosovë" i cili mbështetet nga Balkan Trust for Democracy (BTD).