SFIDAT DHE MUNDËSITË E KOSOVË NË SAMITIN NDËRKOMBËTAR TË LIDERËVE TË RINJ 2016 NË GJEORGJI

21/06/2016

SFIDAT DHE MUNDËSITË E KOSOVË NË SAMITIN NDËRKOMBËTAR TË LIDERËVE TË RINJ 2016 NË GJEORGJI

Hulumtuesja e QKSS-së, Sofije Kryeziu ka mbajtur një prezantim mbi sfidat dhe mundësitë kryesore të Kosovës në “Samitin Ndërkombëtar të Liderëve të Rinj 2016”, organizuar nga organizata joqeveritare “ProActive Group Gjeorgjia”, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Gjeorgjisë.

Ky Samit është mbajtur nga 8 deri më 13 qershor 2016 në Tbilisi të Gjeorgjisë. Prezantimi i Sofijes ka pasur për fokus sfidat dhe mundësitë politike për të vazhduar me ato të sigurisë, ekonomike, të edukimit etj.

Kryeziu gjatë prezantimit ka theksuar sfidat e Kosovës si pasojë e mos njojhës së saj nga disa shtete ndërkombëtare, sfidat e tjera politike dhe të sigurisë, përfshirë këtu mungesën e lëvizjes së lirë, radikalizmit, sfidat e brendshme ekonomike, të edukimit si dhe mundësitë për të i kaluar këto sfida. Duke qenë se Hulumtuesja e QKSS ishte e vetmja pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor, prezantimi i saj ka ngjallur një interes të lartë tek pjesëmarrësit e Samitit, të cilët në masë të madhe vinin nga shtete me të cilat Kosova nuk ka të vendosur marrëdhënie politike. Pjesëmarrës në Samit ishin përfaqësues të shteteve si: Armenia, Azerbaixhani, Gjeorgjia, Irlanda veriore, Italia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Turqia dhe Ukraina.