12/02/2012
Me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, QKSS së shpjeti do të filloj projektin hulumtues dhe avokues "Vlerësimi i sfidave dhe sensibilizimi i nevojave të Kosovës për të iu bashkuar Programit të NATO-s Partneritet për Paqe". Duke pasur parasysh mungesën e theksuar të hulumtimit në këtë fushë në Kosovë, QKSS për herë të parë do të i ofrojë audiences një dokument të shkurtër të politikave së bashku me aktivitete të avokimit në Bruksel dhe në Prishtinë. Për më tepër, QKSS synon të hapi një kapitull të ri të hulumtimit në lidhje me proceset integruese veri-atlantike.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i një debati të brendshëm dhe të jashtëm në perspektivën afatshkurtër dhe afatmesme të kontekstit të Kosovës në lidhje me hapjen e negociatave me NATO-n, veçanërisht në lidhje me Kosovën në Partneritetin për Paqe (PfP), si një instrument kyç për paqen, sigurinë rajonale dhe stabilitetin e brendshëm. Konkretisht, ky projekt do të shërbejë si një platformë për avokim në drejtim të vlerësimit të sfidave të Kosovës dhe ngritjen e vetëdijes institucionale në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare për nevojën e mundësisë së integrimit të saj në këto mekanizma.