REDUKTIMI I PRESIONIT TË MIGRIMIT NË KOSOVË NË RRUGËN DREJT ANËTARËSIMIT NË BE

10/12/2015

REDUKTIMI I PRESIONIT TË MIGRIMIT NË KOSOVË NË RRUGËN DREJT ANËTARËSIMIT NË BE

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me titull “Reduktimi i Presionit të Migrimit në Kosovë në rrugën drejt anëtarësimit në BE ”. Kjo tryezë diskutimi u organizua nga Shoqëria Austriako - Kosovare, Kolegji UBT dhe IG Alpbach Kosovë.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte që panelistët e ftuar të diskutojnë për një qasje të integruar në mes të tregut të punës, politikave të migrimit dhe sistemin arsimor për të rritur punësimin dhe për të reduktuar presionin e migrimit në Kosovë.

Panelistë prezent në këtë tryezë ishin:

Andreë Russel – Përfaqësues i UNDP-së në Kosovë

Leon Malazogu – Drejtor Ekzekutiv në D4D

Armend Muja – Profesor pranë Kolegjit të UBT-së

Edmond Hajrizi – Rektor i Kolegjit UBT

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini në prezentimin e saj është fokusuar në prezentimin e hulumtimeve të QKSS për migrimin, shkaqet dhe ndikimin në proceset integruese për Kosovën. Për më tepër, prezentimi u fokusua në shkaqet e valës së fundit të migrimit, dhe përceptimit të qytetarëve të Kosovës për nivelin e papunësisë në Kosovë. Rezultatet e Barometrit tregojnë se qytetarët e Kosovës e shohin papunësinë si kërcënimin më të madh për Kosovën.  Fokus i veçantë ju dha edhe procesit të riatdhesimit, dhe programet e Qeverisë së Kosovës për ri-integrim dhe asistencë për familjet që po deportohen nga vendet e BE-së.