QKSS zhvillon diskutim mbi sigurinë në shkolla në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë

18/05/2026

QKSS zhvillon diskutim mbi sigurinë në shkolla në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) zhvilloi diskutimin e radhës në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë, në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe siguria në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”.

Diskutimi u mbështet në gjetjet e pyetësorit të realizuar me nxënësit e shkollës, ku u evidentuan disa prej sfidave kryesore që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve në mjediset shkollore.

Gjetjet tregojnë se nxënësit ndihen përgjithësisht të sigurt brenda klasës dhe korridoreve të shkollës, ndërsa pasiguria shfaqet më shumë gjatë rrugës për në/nga shkolla dhe në tualete. Konfliktet e nisura në rrjetet sociale dhe presioni nga bashkëmoshatarët u identifikuan si disa nga faktorët që ndikojnë në klimën e sigurisë në shkollë.

Po ashtu, gjetjet tregojnë nevojën për më shumë disiplinë në shkollë, mbështetje psikologjike, aktivitete ndërgjegjësuese dhe bashkëpunim më të mirë me institucionet relevante.

Këto aktivitete kontribuojnë në hartimin e rekomandimeve të bazuara në evidenca, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës për të rinjtë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe siguria në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”, zbatuar nga QKSS në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetje nga Open Society Foundations – Western Balkans.

NEWSLETTER – ENGLISH