QKSS PRITI NJË DELEGACION TË TË RINJVE NGA SLLOVENIA

17/05/2016

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 17 maj 2016, priti një delegacion nga Republika e Sllovenisë. Pjesë e delegacionit ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave, studentë që kanë për fokus studimet e mbrojtjes dhe sigurisë. Vizita u organizua nga BALKAN SAYS, lëvizje ndërkombëtare e të rinjve në fushën e sigurisë që ka për qëllim të rrjetizojë studentët dhe profesionistët e rinj që merren me çështje të rëndësishme të rajonit të Ballkanit.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur nga ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të QKSS, Mentor Vrajolli pati mundësinë që të prezantojë projektet dhe aktivitetet e QKSS si dhe të diskutoj për gjendjen e tanishme të sektorit të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, stafi i QKSS pati mundësinë të ndajë përvojat e tyre me delegacionin nga Sllovenia. Gjatë diskutimeve grupi kishte fokusuar interesimin e tyre për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, praninë ndërkombëtare në Kosovë dhe ekstremizmin të dhunshëm.