QKSS PRITI NJË DELEGACION NGA KOMUNA E ULQINIT

19/02/2015

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dje me datën 18 Shkurt 2015, priti në një takim një delegacion nga Komuna e Ulqinit, të përbërë nga nënkryetari i Komunës së Ulqinit si dhe përfaqësuesit e zyrës për integrime evropiane në kuadër të komunës së Ulqinit.

Në këtë takim u diskutua kryesisht rreth temave dhe mundësive për bashkëpunim ndërmjet QKSS dhe komunës së Ulqinit, duke u fokusuar në implementimin e aktiviteteve të përbashkëta për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Malit të Zi sidomos institucionet e drejtësisë, dhe sigurisë, institucione në të cilat numri i shqiptarëve të përfaqësuar është shumë i vogël.

Temat tjera të cilat u diskutuan ishin gjithashtu edhe aplikimet e përbashkëta për projekte rajonale në fondet e  Komisionit Evropian siç janë: IPA2, për temat si: përfaqësimi i minoriteteve në institucionet e shtetërore, promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, procesi i decentralizimit në Ballkanin Perëndimor si dhe tema tjera të rëndësishme të cilat mund të kenë impakt direkt për komunitetet e të dyja vendeve.