29/04/2024
Me 29 Prill, 2024 në Hotel Prishtina, QKSS mblodhi në kuadër të trajnimit përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile me qëllim që t’i pajisë këta të fundit me njohuri dhe aftësi për të përpiluar planin e sigurisë së organizatës, me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike, plan ky i cili i përcakton parametrat kyç për identifikimin, parandalimin dhe reagimin ndaj incidenteve të sigurisë. Trajnim u mbajt nga Donika Elshani, hulumtuese në QKSS.
Në pjesën e parë të trajnimit u diskutua lidhur me atë se pse është e rëndësishme që organizatat të kenë një plan të sigurisë, cfarë është plani i sigurisë dhe si përpilohet, duke vazhduar më pas me diskutimin e praktikave të mira të cilat duhet të përfshihen në planin organizativ të sigurisë.
Në pjesën e dytë u diskutua lidhur me planin e reagimit ndaj incidenteve të sigurisë, ku u shtjelluan hapat konkret që duhet të ndërmerren në rast të një incidenti kibernetik në organizatë. Tutje, u prek edhe tema e komunikimit në situatë krize si pjesë e planit të komunikimit pas incidentit.
Në pjesën e fundit të trajnimit u zhvillua një ushtrim me pjesëmarrësit, të cilët u ndanë në tre grupe, ku secilit grup ju dha nga nje skenar i një incidenti hipotetik, në bazë të së cilit ata u ftuan të përpilojnë një plan reagimi.
Ky trajnim u organizuar në kuadër të projektit “Shfletimi i lirë në Internet”, i implementuar nga Interneës me mbështjetjen e USAID.