1/11/2016
Ekipi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në kuadër të programit për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, ka mbajtur sot një ligjëratë në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija”, në Pejë.
Në pjesën e parë të ligjëratës është diskutuar mbi format e radikalizmit dhe rëndësinë e parandalimit të tij. Derisa në pjesën e dytë nxënësit kanë pasur mundësinë të shfaqin idetë e tyre rreth masave parandaluese në komunitetin ku jetojnë. Nxënësit po ashtu kanë ngritur nevojën që të rinjtë të kenë më shumë aktivitete kulturore dhe sportive si dhe të kenë më tepër informacione rreth ekstremizmit.
Ligjërata në shkollat e mesmeve në 11 komuna të Kosovës po mbahen në kuadër të aktiviteteve të projektit: “Të bashkuar kundër ekstremizmit”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e që implementohet nga QKSS.