AUDIO-INCIZIM I BISEDËS SË FLORIAN QEHAJES ME PROFESOR ALON BEN-MEIR

1/11/2016

AUDIO-INCIZIM I BISEDËS SË FLORIAN QEHAJES ME PROFESOR ALON BEN-MEIR

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Dr. Florian Qehaja gjatë qëndrimit të tij në Amerikë ka zhvilluar një bisedë me profesorin Alon Ben-Meir - ekspert në çështje politike dhe marrëdhëniet në Lindjen e Mesme, i specializuar në negocimin e paqes meqë Izraelit dhe shteteve arabe. Qehaja dhe Ben-Meir kanë biseduar lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në gjithë globin, duke u fokusuar në Lindjes e Mesme, Afrikë të Veriut dhe Ballkan .

Drejtori i QKSS, në këtë bisedë tregon se ekstremizmi i dhunshëm në Ballkan është një fenomen i ri me të cilën siguria po përballet. “Është një agjende që definitivit ka ardh nga lindja e mesme”.  Qehaja ndër tjerash ka folur edhe për shkaqet e radikalizmit në Ballkan duke potencuar disa nga sfidat në kontekstin e Ballkanit perëndimor si ato në çështje të edukimit, mungesa e debatit dhe mendimit kritik në shkolla si dhe faktin që kjo ka bërë që disa imamë të radikalizuar të jenë më kreativ për disa të rinj.

Për të dëgjuar bisedën e plotë me profesorin Ben-Meir dhe Qehajen, klikoni mbi këtë vegëz: https://soundcloud.com/alon-ben-meir/sets/on-the-issues