1/03/2017
QKSS kontribuon në Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes fondeve IPA Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Business & Strategies in Europe S.A. (B&S Europe) dhe në konsorcium me ‘Northern Ireland Co-operation Overseas’ (NI-CO) dhe ‘Kosovo Legal Services Company’ (KLSC) kanë filluar projektin tre vjeçar "Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", projekt ky i mbështetur nga fondet e Instrumenti i Asistencës për Para-anëtarësim (IPA) nga Zyrja e BE-së në Kosovë.
Qëllimi i këtij projekti është që të forcojë mekanizmat për bashkëpunim ndërinstitucional, rajonal dhe ndërkombëtar në: 1) Parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar; 2) Pastrimin e parave; 3) Korrupsionin dhe 4)Estremizmin e dhunshëm.
QKSS do të jetë përgjegjëse për implementimin e komponentës së katërt të projektit duke mbështetur direkt autoritetet shtetërore dhe akterët tjerë në implementimin e strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm si dhe do të kontribuoj në kordinimin dhe harmonizimin e aktiviteteve në nivelin lokal dhe qendror pë parandalim në ekstremizmit të dhunshëm. Gjate implementimit të projektit do të zhvillohen aktivitetet në komunën e Gjilanit, Ferizaj, Viti, Kaçanik, Hanil Elezit, Vushtrri dhe Mitrovicë.