PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË KOMUNËN E GJILANIT

24/02/2017

PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË KOMUNËN E GJILANIT

Qencra Kosovare për Studime të Sigurisë, më 23 shkurt 2017 ka organizuar takim me akterët relevant në komunën e Gjilanit. Ky event është organizuar si pjesë e projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit me mbikëqyrje nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ky panel u moderua nga Donika Emini hulumtuese në QKSS.

Panelistë në këtë konferencë ishin:

Z. Rexhep Kadriu, Nënkryetar I Komunes së Gjilanit;

Znj. Elmina Mahmuti, Komandante rajonale e policise në Gjilan;

Z. Naim Aliu, Kryetar I Bashkësisë Islame në Gjilan;

Të ftuar për të ndarë njohuritë dhe sfidat në përpjekjet e tyre për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm në këtë rajon ishin përfaqësues të tjerë relevantë, duke përfshirë këtu: organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të të rinjve, drejtorët e shkollave të mesme kryesore në këtë rajon, kryetarët e fshatrave kryesore në rajonin e Gjilanit, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe mediat. Të gjithë të lartcekurit janë pjesë e mekanizmit referues ne Komunen e Gjilanit, të bashkuar dhe të përkushtuar për të parandaluar dhe për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në këtë rajon.

Diskutimi u përqendrua në sfidat dhe problemet me të cilat udhëheqësit e komunitetit ballafaqohen në komunitetet e tyre dhe ofruan rekomandime se si duhet parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. Ky event u vlerësua si shumë i rëndësishëm nga pjesëmarrësit. Për më tepër, ata kanë theksuar nevojën për të organizuar takime të tilla me qëllim të koordinimit më të mirë me  të gjitha aktivitetet në këtë komunë. Kjo jo vetëm që do të ndihmonte komunitetin, akterët relevant dhe rolet e tyre në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, por edhe do të kishte ndikim me të madhë në zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara me strategjinë kombëtare.