16/12/2021
Sot me datën 16 dhjetor 2021, përmes një diskutimi me përfaqësues të institucioneve, organizatave jo-qeveritare lokale dhe ndërkombëtare, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë prezantoi gjetjet e vlerësimit bazë për kapacitetet dhe nevojat e Shërbimit Sprovues të Kosovës në rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit që janë nën mbikëqyrje të këtij institucioni.

Sic theksohet në raport, diskutimi vuri në pah që ndonëse ka një rol të rëndësishëm në proceset e riintegrimit dhe rehabilitimit, Shërbimi Sprovues i Kosovës ka përfituar shumë pak nga trajnimet e organizatave ndërkombëtare dhe lokale në temat të cilat lidhen me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe procesin e rehabilitimit dhe të riintegrimit. Për më tepër, diskutimi theksoi edhe faktin që ShSK është mbështëtur minimalisht nga institucionet vendore dhe donatorët e huaj për projekte në fushën e rehabilitimit dhe riintegrimit, përkundër faktit se momentalisht trajton numër të lartë të individëve të dënuar për vepra që lidhen me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Përmes raportit dhe këtij diskutimi, ekipi i QKSS ofroi rekomandime konkrete për adresimin e nevojave dhe sfidave të ShSK-së për proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit. Në këtë aspekt, rekomandimet përfshijnë ngritjen e numrit të stafit të ShSK-së, themelimin e njësisë për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm, trajnime të specializuara për riintegrim dhe rehabilitim, alokimin e buxhetit të veçantë për këto fusha dhe përmisimin e bashkëpunimit ndër-institucional, ndër-sektorial dhe bashkëpunimin me komunitetin në përgjithësi.