QKSS feston 15 vjetorin e themelimit me Konferencën Rajonale “15 Vjet të Mbikëqyrjes së Sistemit të Sigurisë”

18/04/2023

QKSS feston 15 vjetorin e themelimit me Konferencën Rajonale “15 Vjet të Mbikëqyrjes së Sistemit të Sigurisë”

QKSS-ja shënoi 15 vjetorin e saj si organizatë think-tank lidere në sektorin e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të përvjetorit të saj, QKSS do të organizojë një konferencë rajonale mbi tendencat më bashkëkohore të dinamikës së sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor në kuadër të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor si qëllimi përfundimtar drejt paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon.

Përmes tri paneleve, konferenca nxiti dhe ngreu diskutime mbi çështjet më aktuale të lidhura me sigurinë rajonale, si integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, gratë në sektorin e sigurisë dhe parandalimi i dhunës me bazë gjinore nga perspektiva e sigurisë, si dhe kërcënimet dhe ndikimet malinje në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca filloi me një fjalim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, e cila uroi QKSS-në dhe përgëzoi punën e saj në sektorin e sigurisë në 15 vitet e fundit. Presidentja diskutoi edhe për Reziliencën Demokratike dhe Sektorin e Sigurisë.

Paneli i parë shtjelloi temën Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Euro-Atlantik: Sfidat dhe Mundësitë. Ky panel diskutimi analizoi sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal, si dhe potencialin për anëtarësim në BE dhe integrim në NATO mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paneli i dytë, me temën Sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor pas luftës në Ukrainë: A mund të ndërtojë rajoni një agjendë të përbashkët?, trajtoi sfidat e paraqitura nga ndërhyrja ruse në rajon, rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve dypalëshe, përfitimet e mundshme të anëtarësimit në NATO dhe mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të punojnë së bashku për të adresuar shqetësimet e sigurisë dhe për të promovuar stabilitetin në rajon.

Paneli i fundit diskutoi për temën “Pikëpamja Gjinore në Sektorin e Sigurisë”. Duke avokuar për përfshirje më të madhe gjinore në sektorin e sigurisë, paneli adresoi pabarazitë ekzistuese midis burrave dhe grave, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së perspektivave të grave në proceset vendimmarrëse dhe përpjekjet për zgjidhjen e problemeve për të siguruar që masat e sigurisë të adresojnë në mënyrë efektive nevojat dhe shqetësimet e të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

Kjo konferencë gjithëditore mbledhi ekspertë të shquar, panelistë dhe folës që përfaqësojnë institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile, think-tank, akademinë dhe mediat.