Qëndrushmëria e komunitetit kundër ekstremizmit të dhunshëm: Publikimi i klipit të animuar në kuadër të projektit PAVE

27/10/2020

Qëndrushmëria e komunitetit kundër ekstremizmit të dhunshëm: Publikimi i klipit të animuar në kuadër të projektit PAVE

Projekti hulumtues i skemës Horizon2020 - PAVE, që hulumton shkaqet dhe faktorët nxitës të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, ka publikuar një videoklip të animuar që demostron mënyrën dhe qëllimet e projektit. Animacioni i shkurtër ka për qëllim të prezantojë projektin në një format te kuptueshëm dhe argëtues për publikun e interesuar.

Klipi është në dispozicion në faqen e internetit të projektit PAVE (https://pave-project.eu) gjithashtu edhe në YouTube (https://youtu.be/6Do3xUBvewI).

Që nga fillimi i projektit në shkurt të vitit 2020, 13 partnerë ndërkombëtarë nga 12 vende të ndryshme kanë bashkëpunuar për të trajtuar çështjen e radikalizimit. Kjo bëhet duke shqyrtuar shkaqet e saj rrënjësore, faktorët nxitës si dhe lehtësues, duke forcuar qëndrueshmërinë e komunitetit të Lindjes se Mesme, Afrikës së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtyre tetë muajve të parë të projektit, partnerët e PAVE kanë implementuar me sukses strukturat e projektit që të ketë një fillim të mbarë. Konsorciumi ka punuar gjerësisht në studimet fillestare dhe kanë mbajtur një Punëtori virtuale mbi metodologjinë e punës gjatë datave 1 dhe 2 shtator 2020. Në këtë seminar u diskutuan bazat konceptuale për hulumtimin krahasues, mbi faktorët e dobësisë dhe qëndrueshmërisë që kontribojnë në nxitjen, parandalimin ose zbutjen e ekstremizmit të dhunshëm. Partnerët e projektit prezantuan studimet e tyre (të botuara ose që do të botohen së shpejti) bazuar në tre grupe tematike mbi ekstremizmat kumulativ, ndërlidhja midis institucioneve shtetërore dhe fetare, si dhe narrativat online dhe offline të (de)radikalizimit. Diskutimet përfshinin dy çështjet terminologjike të cilat do të formojnë bazën e një fjalori të ardhshëm të PAVE dhe një përmbledhje të gjendjes së literaturës të artit që përfshijnë faktorët, drejtuesit, akterët dhe iniciativat përkatëse.

Për më shumë, detaje për ndjekjen praktike të planëve të punës në terren, që përfshinë integrimin e një udhëheqje gjinore si një temë ndër-sektoriale për PAVE, gjithashtu per sqarimin e standardeve dhe proceseve të etikës, metodat për zgjedhjen e vendeve në terren, nevojat metodologjike të trajnimit dhe opsionet e adaptimit të punës në terren për shkak të situatës Covid-19. Për më shumë informacion mbi rezultatet e ardhshme të hulumtimit dhe për të ndjekur projektin PAVE, ju lutemi abonohuni në Buletinin tonë (https://pave-project.eu/newsletter/subscribe).