PUNËTORI MBI PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM - KOMUNA E PRISHTINËS

4/04/2019

PUNËTORI MBI PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM - KOMUNA E PRISHTINËS

Në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të rinjve dhe komunitetit”, me datën 02 prill 2019, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar punëtorinë me mësimdhënës dhe prindër të shkollave të mesme në Prishtinë.

Qëllimi i aktivitetit ishte të bashkëbisedojmë rreth një koordinimi më të mirë në mes prindërve, të rinjve dhe profesorëve, që në këtë mënyrë të gjinden praktikat më të mira në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ngritjes së vetëdijes brenda komuniteteve dhe shkollave. Gjithashtu u diskutua edhe rreth sigurisë në shkolla.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Holandeze ne Kosove dhe implementohet në gjashtë komuna të Kosovës: Mitrovicë, Lipjan, Prishtinë, Skenderaj, Obiliq dhe Drenas.