10/10/2012
Drejtori Ekzekutiv i QKSS ligjëroi mbi rolin dhe profilin e Bashkimit Evropian (BE) për Misionin e Sundimit të Ligjit në Kosovë - EULEX - si një nga instrumentet më të mëdha të BE-së mbi Sigurinë e Përbashkët dhe Politikën e Mbrojtjes. Gjetjet i referohen kryesisht ndërveprimit midis aktorëve të EULEX-it dhe atyre lokal të ekzaminuar duke aplikuar konceptin e pronësisë vendore.
Koncepti thekson shkallën në të cilën aktorët lokalë ushtrojnë kontroll apo ndikim mbi fillimin dhe zbatimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë, veçanërisht në vendet me trashëgimi të protektoratit ndërkombëtar.
Ky prezantim iu përgjigj pyetjeve kyçe, siç parashikohet në burimet lidhur me pronësinë lokale: "Si munden misionet e BE-së të mbështesin aktorët lokalë në ndërmarrjen e Reformës së sektorit të sigurisë?", duke vlerësuar në mënyrë kritike pyetjen e zakonshme: "Si mund të ndërmarrin reformën e sektorit të sigurisë misionet e BE-së në vende të ndryshme? "Më tej, prezantimi në veçanti ofroi disa shembuj empirike në bashkëveprim ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, duke vazhduar të ketë një rol të fuqishëm. Më tej, kishte referenca për diskursin e përdorur në bashkëveprim, si dhe besimin e publikut ndaj misionit të BE-së.
Metodologjia dhe pjesa e gjetjeve reflekton hulumtimin e kryer nën "Konsorciumin e Ballkanit Perëndimor të Think Tank" të titulluar "Nga Zona e Konfliktit në Komunitete të Sigurta", e cila është mbështetur nga Këshilli i Hulumtimeve të Norvegjisë.