PLANIFIKIMI STRATEGJIK VJETOR I QKSS-SË

15/12/2014

PLANIFIKIMI STRATEGJIK VJETOR I QKSS-SË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë të premten me 19 dhjetor 2014 ka mbajtur takimin planifikues vjetor për vitin 2015. Qëllimi kryesor i këtij takim ishte për të vlerësuar punën e QKSS-së për periudhën e dytë të vitit nga korriku deri në dhjetor si dhe përgatitja e planit strategjik vjetor për 2015.

Pikat kryesore të diskutuara në këtë takim ishin: projektet dhe aktivitetet ekzistuese për vitin 2015, thithja e fondeve, ngritja e cilësisë dhe kualiteti i produkteve, komunikimi, ribrendimi dhe kuvendi i QKSS-së.

Pjesa e parë e ditës iu dedikua prezentimit të projekteve dhe aktiviteteve nga zyrtarët e projekteve ku secili ka raportuar dhe informuar stafin për projektet, ngjarjet dhe aktivitetet e ardhshme si dhe mundësitë për thithjen e fondeve. Në pjesën e dytë të ditës u mbajt një sesion trajnimi për ngritjen e cilësisë dhe kualitetit të produkteve dhe për metodat dhe strategjinë e komunikimit.

Takimi planifikues përfundoi me mbajtjen e Kuvendit të QKSS-së ku u diskutua dhe u votua Rregullorja e Brendshme e Mirësjellës.