PLANIFIKIMI PËR GJASHTËMUJORIN E DYTË 2016

23/07/2016

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) po mban planifikimin e brendshëm të organizatës për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016.

Në punëtorinë dy ditore të planifikimit po merr pjesë i gjithë stafi i QKSS. Ky aktivitet i rregullt i qendrës ka për qëllim raportimin dhe këmbimin e informacioneve rreth aktiviteteve dhe projekteve të përmbyllura në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe planifikimin e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve në gjashtëmujorin e ardhshëm me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës në mënyrë sa më profesionale.