MUNDËSITË PËR PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM PËRMES SHKËMBIMIT NDËR-RAJONAL

24/10/2018

MUNDËSITË PËR PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM PËRMES SHKËMBIMIT NDËR-RAJONAL

QKSS me datën 24 tetor 2018 ka mbajtur një takim me të gjithë akterët lokal të komunës së Deçanit, për përfshirjen e komunitetit në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe krijimin e komuniteteve të qëndrueshme në përballje me këtë fenomen.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin drejtorët e komunës, asamblesistët, organizatat rinore në komunën e Deçanit, institucionet fetare si dhe qytetarë të cilët punojnë për komunitetin.

Në panel ishin prezent:

Z. Bashkim Ramosaj, Kryetari i Komunës së Deçanit

Znj. Beatrix Austin, Berghof Foundation

Znj. Rudinë Jakupi, Hulumtuese në QKSS

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit hulumtues ‘Mundësitë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes shkëmbimit ndër-rajonal’ në përkrahje nga Berghof Foundation dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.