MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË MINISTRINË E FORCËS SË SIGURISË TË KOSOVËS DHE FORCËN E SIGURISË TË KOSOVËS

24/08/2017

MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË MINISTRINË E FORCËS SË SIGURISË TË KOSOVËS DHE FORCËN E SIGURISË TË KOSOVËS

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar fokus-grupin me qëllim të mbledhjes të dhënave për raportin monitorues dhe vlerësues të integritetit në sektorin e sigurisë – me fokus në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Ky fokus grup ka mbledhur përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shoqërisë Civile, njohës të çështjeve të sigurisë dhe mediave.

Qëllimi i këtij fokus-grupi është nxitja e diskutimeve për çështjet më të rëndësishme të integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë këto fusha: prokurimin publik në MFSK, menaxhimin e burimeve njerëzore në MFSK/FSK, kontrollin e brendshëm, si dhe pavarësinë dhe parandalimin e konfliktit të interesit në MFSK/FSK.

Raporti monitorues dhe hulumtues do të publikohet në Shtator të vitit 2017 dhe do të rekomandojë hapat që duhet bërë nga institucionet e vendit për përmirësimin e integritetit në sektorin e sigurisë në Kosovë.

Ky event është u organizua në kuadër të programit të QKSS për ngritje të integritetit në sektorin e sigurisë, mbështetur nga Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).