FUQIZIMI I ROLIT TË GRUAS NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM: TË ARRITURAT DHE SFIDAT NË KOMUNËN E VUSHTRRISË

30/08/2017

FUQIZIMI I ROLIT TË GRUAS NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM: TË ARRITURAT DHE SFIDAT NË KOMUNËN E VUSHTRRISË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot me 30 gusht 2017, zhvilloi aktivitetin e radhës në komunën e Vushtrrisë me temën “Fuqizimi i Rolit të Gruas në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm: Të arriturat dhe sfidat në Komunën e Vushtrrisë”. Ky aktivitet mblodhi përfaqësues nga drejtori të ndryshme të Komunës së Vushtrrisë, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe shoqëria civile.

Të ftuara në panel ishin:

Znj. Remzije Zekolli – Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Vushtrrisë

Znj. Lavdije Fejzullahu – Përfaqësuese nga Policia e Kosovës

Znj. Rovena Tujani- Klinaku – Përfaqësuese e departamentit të Gruas pranë Bashkësisë Islame të Kosovës.

Takimi u moderua nga Vesë Kelmendi – Hulumtuese në QKSS

Në këtë takim u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të institucioneve shtetërore me shoqërinë civile dhe bashkësitë fetare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. U vlerësua se fuqizimi dhe pavarësimi ekonomik dhe arsimimi i grave është një faktor kyç për fuqizimin e rolit të gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Komuna e Vushtrrisë është e angazhuar në rritjen e aktiviteteve sportive, kulturore dhe edukative në mënyrë që të evitojë përfshirjen e të rinjëve në dukuritë që shpien deri te ekstremizmi i dhunshëm.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit tre-vjeçar “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” I cili implementohet nga B&S Europe me mbikëqyrje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe financohet nga Instrumenti për ndihmë Para-anëtarësuese (IPA) si pjesë e Komisionit Evropian. Qendra Kosovare për Studime të Sigurise (QKSS) është nën-kontraktor i B&S Europe, dhe është përgjegjëse për implementimin e komponentës 4 të këtij projektit që merret specifikisht me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe locale të Kosovës në implementimin e strategjisë së lartëpëmendur.