1/06/2017
Në kuadër të aktiviteteve të projektit POINTPULSE për integritetin në polici, gjashtë organizata të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor (Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria) janë mbledhur, sot, më 1 Qershor 2017, në Podgoricë, në konferencën rajonale “Luftimi i korrupsionit në Polici: zgjidhjet ligjore dhe praktikat më të mira”.
Hulumtuesi i QKSS-së, Plator Avdiu ka prezantuar punën e QKSS-së mbi Integritetin në Polici. Përveç kësaj, ai diskutoi mbi vlerësimin e kornizës ligjore për integritetin policor në Kosovë si dhe aspektet praktike të institucioneve relevante të Kosovës për të luftuar korrupsionin policor në Kosovë.
Ndërkohë, rrjeti i organizatave POINTPULSE zhvilloi një seminar dyditor të qëndrueshmërisë në Podgoricë (30-31 maj 2017) për aktivitetet e ardhshme të projektit për mbikëqyrjen e integritetit të policisë në Ballkanin Perëndimor.