DITA E PERSPEKTIVËS GJINORE 2017

1/06/2017

DITA E PERSPEKTIVËS GJINORE 2017

Sot është mbajtur konferenca “Dita e Perspektivës Gjinore 2017” e organizuar nga KFOR në të cilën Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është ftuar të prezantoj mbi çështjet gjinore dhe sigurinë.

Hulumtuesja e QKSS-së, Rudinë Jakupi ka prezantuar disa nga rreziqet dhe kërcënimët për burrat dhe gratë në Kosovë. Rudina ka theksuar që problem serioz për sigurinë nacionale është niveli i lartë i papunësisë, veçanërisht te gratë në Kosovë, me pasoja në rritjen e dhunës në familje dhe krijimin e një ambienti jo stabil në përgjithësi. Gjithashtu ajo ka identifikuar ekstremizmin e dhunshëm si një problem tjetër për sigurinë nacionale në vend. Ajo ka prezantuar disa nga motivet dhe faktorët shtytës drejt grupeve ekstremiste të dhunshme, për  gratë dhe burrat nga Kosova.