4/09/2019
Rrjeti RESOLVE, Instituti i Paqes i Shteteve të Bashkuara dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po mbajnë trajnimin katër ditor: "Kuptimi i ekstremizmit të dhunshëm: Trajnim dhe udhëzues për hulumtime në Ballkanin Perëndimor" në Prishtinë, Kosovë.
Trajnimi ka për qëllim të ju ofrojë individë, institucioneve dhe organizatave nga Ballkani Perëndimor burime dhe udhëzime për konceptimin, hartimin dhe shkrimin e hulumtimeve të përqendruara në ekstremizmin e dhunshëm dhe dinamikën terroriste.
Trajnimi idhe udhëzuesi do të ofrojë njohuri për hartimin e rekomandimeve kërkimore për politikëbërësit dhe praktikuesit.
Trajnimi katër ditor do të ngritë kapacitete e individëve dhe organizatave përmes moduleve interaktive - me aktivitete përfshirë shkëmbimin e burimeve, reflektime të ekspertëve, diskutime në grupe, ushtrime ndërvepruese - si dhe trajnimin e pjesëmarrësve për përdorimin e mjeteve të tyre në punë ose trajnime të tjera.