13/09/2019
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) më 13 shtator 2019, e Martë, ka mbajtur fokus grupin me të rinjët e Pejës rreth “Promovimit dhe Komunikimit të Përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar nga BE” Ky focus grup ka pasu për qëllim të nxis diskutim dhe të mbledh mendimet e qytetarëve rreth efektit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e tyre. Krahas matjes së efektit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e qytetarëve, fokus grupi ka pasur për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes për përfitimet e këtij procesi në mënyrë aktive. Përmes këtij fokus grupi, QKSS mësoi sa janë të informuar qytetarët rreth Dialogut me Serbinë, marrëveshjeve të dala që ndikojnë në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallërave, tregun, bizniset dhe punësimet. Po ashtu, me këtë fokus QKSS synoi edhe të kuptoj se cilat janë mendimet e juaja rreth të ardhmes së dialogut, kush po fiton më shumë dhe kush po humbet.
Nga ky focus grup dolën të dhëna mjaft interesante të cilat paraqesin input të frytshëm që do t’a ndihmojnë QKSS-në për komponentë e hulumtimit në kuadër të projektit "Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE".