Kryesuesi i Bordit të QKSS-së përfundoi me sukses Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes

15/07/2020

Kryesuesi i Bordit të QKSS-së përfundoi me sukses Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes

Dr. Florian Qehaja,Kryesues i Bordit i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka përfunduar me sukses programin kryesor të lidershipit të mbrojtjes së Kolegjit Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes (KMSM) në Londër.

KMSM bën përgatitjen e oficerëve të lartë ushtarakë dhe zyrtarëve qeveritarë, poashtu edhe personave adekuatë nga sektori privat, sikurse nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet tjera për pozitat e larta të menaxhmentit dhe lidershipit. KMSM është e dizajnuar që ti përgatisë liderët e së ardhmes në kuptimin e kontekstit të strategjisë ndërkombëtare, që të jenë të aftësuar në analizë dhe në punë përmes kufijve shtetëror, kulturor dhe ideologjik. Dr. Qehaja e ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 54 shteteve dhe 115 pjesëmarrësve.

Pas përfundimit të KMSM, Dr. Qehaja ka deklaruar:

“KMSM është një program unik dhe i shkëlqyer, dhe do të shërbejë si moment kyç në progresin e karierës sime. Unë ndihem shumë i privilegjuar dhe i nderuar që kam kaluar një vit në një program kaq të avancuar. Aty kam fituar dijeni të jashtëzakonshme të kontekstit ndërkombëtar, kam mësuar gjerësisht për strategji dhe bërjen e strategjive, duke e zgjeruar rrjetin e kolegëve dhe partnerëve nga të gjitha anët e botës.

Stafi Drejtues i KMSM-së e kanë vlerësuar lartë performancën e Dr. Qehajës si në kuptim akademik ashtu edhe në aktivitete të tjera.

Mesazhet kryesore nga vlerësimi final kanë qenë: “Dr Qehaja ka një potencial të madh latent, i cili mbështetet nga një intelekt i mprehtë dhe një gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar.  Ai jo vetëm që mundet të artikulojë në mënyrë perfekte argumentin e tij, por poashtu ka aftësi që me lehtësi të bindë audiencën dhe homologët e tij; këto të dyja të kombinuara e bëjnë atë një lider strategjik të së ardhmes. Ai është një zyrtar impresiv – ai ka intelekt të dukshëm, aftësi të mira komunikuese dhe është i afrueshëm me njerëz. Ky është një kombinim fitues që ia mundëson atij të mendojë dhe operojë në nivelin strategjik në një mjedis ndërkombëtar. Një ambasador i shkëlqyer për Kosovën, ai ka një të ardhme të shëndritur.”