KONTRIBUTI I DREJTORIT TË QKSS NË BERLIN NË TAKIMIN MBI SIGURINË NË TRANZICION NË RAJONIN MENA DHE LIBRALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVËN

19/12/2015

KONTRIBUTI I DREJTORIT TË QKSS NË BERLIN NË TAKIMIN MBI SIGURINË NË TRANZICION NË RAJONIN MENA DHE LIBRALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVËN

Së pari, ai ka kontribuar në një punëtori të organizuar nga Fondacioni Berghof. Qëllimi i punëtorisë ishte për të ndarë përvojat në tranzicionet e sigurisë në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut (MENA). Kontributi i Florianit është bazuar në një hulumtim të prodhuar me qëllim të Berghof, që identifikon përvojat e Ballkanit Perëndimor në tranzicionin e sigurisë. Ky raport i QKSS është fokusuar në karakteristikat kryesore të tranzicionit të sigurisë në Ballkan. Përvoja e rajonit është thelbësore për demokracitë e reja në rajonin MENA. QKSS mban partneritet shumë të mirë me Fondacionin Berghof.

Së dyti, Floriani ka pasur kënaqësinë që të kontribuoj në panelin mbi perspektivat e procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë. Paneli u organizua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ambasadës së Kosovës në Berlin. Florian vuri në dukje se, pavarësisht problemeve të vazhdueshme me sundimin e ligjit, kriteret janë zbatuar dhe liberlizimi i vizave do të shënonte një kontribut të rëndësishëm në lirinë e lëvizjes dhe gjendjes së përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Një numër i organizatave të rëndësishme gjermane qeveritare dhe të shoqërisë civile morën pjesë në ngjarje. KFOS gjithashtu kalansur një film dokumentar "refuzuar", qe shpjegon vështirësitë e regjimit të vizave për Kosovën.