9/06/2014
Ekipi hulumtues i QKSS-së i përbërë nga Hulumtuesi i lartë Mentor Vrajolli, dhe hulumtuesja Donika Emini kanë marrë pjesë në punëtorinë mbi “Kompanitë Private të Sigurisë” organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF). Projekti është financuar nga Fondacioni Nacional Shkencorë i Zvicrrës (SNSF) dhe koordinuar nga DCAF për një periudhë tre vjeçare duke filluar nga viti 2014.
Kjo ngjarje paraqet aktivitetin e parë në kuadër të projektit për "Kompanitë Private të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2014-2017". Ky projekt është një partneritet bashkëpunimi midis Qendrës së Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDm) në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracisë (CSD) në Sofje, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në Prishtinë dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP).