16/12/2019
Hulumtuesit e QKSS-së, Teuta Avdimetaj dhe Skender Perteshi, morën pjesë në Forumin e Reziliencës së Ballkanit Perëndimor i cili u mbajt në Sofje, Bullgari nga 12-14 dhjetor 2019, për të diskutuar qasjet rajonale për adresimin e ekstremizmit me bazë fetare dhe etno-nacionaliste në Ballkanin Perëndimor. Forumi u organizua nga IRI në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Bullgarisë, Forumin e Sigurisë në Sofje, Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe me mbështetjen e Byrosë së Konflikteve dhe Operacioneve për Stabilizim-Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.
Znj. Avdimetaj ishte pjesë e panelit "Kthimi nga dhuna: Si të trajtojmë çështjen e të kthyerve nga zonat e konflikteve në Ballkanin Perëndimor ” ku foli për rëndësinë e qasjes multi-sektoriale në trajtimin e të të kthyerve nga zonat e konfliktit, veçanërisht grave dhe fëmijëveme qëllim të lehtësimit të riintegrimit të tyre në shoqëri. Më tej, ajo tregoi përvojën e gjerë të QKSS-së në hulumtimin e çështjes së ekstremizmit të dhunshëm si dhe zbatimin e programeve të parandalimit në nivel të komunitëtit, duke theksuar nevojën për përfshirje të vazhdueshme të shoqërisë civile edhe në proceset e riintegrimit.
Z. Perteshi ishte pjesë e Panelit Rajonal "Qasje Inovative në Ndërtimin e Rezistencës – përvojat e vendeve te BE dhe ato rajonale", ku diskutoi për rolin e ndërtimit komuniteteve të qëndrueshme në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në rajon. Për më tepër, ai prezantoi punën dhe përvojën e QKSS në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm, , si një qasje e vetme dhe e qëndrueshme në parandalimin e ekstremizmit të bazuar në religjion dhe ekstremizmin etno-nacionalist në Kosovë dhe rajon.
Të dy hulumtuesit e QKSS-së, kontribuan gjatë forumit duke moderuar sesionet rreth hulumtimit të ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor, studimet e kryera deri më tani si dhe prioritetet hulumtuese në tëardhmen të ekstremizmit të dhunshëm dhe sfidave të tjera të lidhura me sigurinë.