25/02/2015
Maja Bjelos dhe Isidora Stakic, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) janë dy hulumtueset mysafire në QKSS për një periudhë prej tre javësh duke filluar nga 24 Shkurti deri me 13 Mars 2015, si pjesë e Trustit Ballkanik për Demokraci Programi Profesional për Shkëmbim të Punës dhe Përvojës
Gjatë qëndrimit të tyre, të dy hulumtueset do të angazhohen në hartimin e një dokumenti të politikave "E ardhmja e njësive të mbrojtjes civile në veri të Kosovës, si pjesë e marrëveshjes së Brukselit". Ky dokument ka për qëllim të hulumtimoj alternativat për integrimin e njësive "Mbrojtjes Civile" në institucionet e sigurisë në Kosovë. Për qëllimin e shkrimit të këtij dokumenti do të zhvillohet analizë e thellë e dokumenteve ligjore dhe intervista të detajuara me aktorët relevantë në Kosovë. Nën të njëjtin kuadër, BCSP dhe QKSS ka kryer një hulumtim vitin e kaluar mbi integrimin e policisë në Veri të Kosovës.
Ky Program është një seri e shkëmbimeve të punës, eksperiencës, dhe politikave ndër-kufitare të profesionistëve në mesin e karrierës nga një target grup i instituteve, OJQ dhe universiteteve në Kosovë dhe në Serbi me qëllim të rritjes së burimeve njerëzore dhe njohurive të produkteve të organizatave pritëse në fusha të ndryshme. Projekti është mbështetur nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth - Programi për Parandalimin e Konflikteve të Jashtme.
Maja Bjelos ka diplomuar në Studime Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti në Beograd, ku edhe ka përfunduar programin Master në Sigurinë Ndërkombëtare. Që nga viti 2009 ajo është e angazhuar në BCSP si hulumtuese. Maja ka specializuar në çështje gjinore dhe reformën e sektorit të sigurisë në Serbi, duke publikuar raporte te ndryshme të tilla si politikës e sigurisë në Serbi, Siguria Evropiane dhe sektori i sigurisë në Serbi, si dhe përfaqësimi i pakicave kombëtare në reformën e sektorit të sigurisë në Serbi. Gjithashtu, Maja është bashkë – redaktore ne gazetën Aspektet Gjinore dhe Siguria.
Isidora Stakiç ka diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Beogradit, dhe ka përfunduar Magjistraturen në të drejtat e njeriut nga tre universitetet, Universiteti Roehampton, Londër, Britani e Madhe, Universiteti i Gothenburg, Suedi dhe Universiteti i Tromso, Norvegji . Ajo aktualisht është duke punuar si hulumtuese në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, një nga të qendrat kryesore për politika të sigurisë në Evropën Juglindore. Interesat e hulumtimit të Isidoras përfshijnë: sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nacionalizmin, ekstremizmi i djathtë, identitetit në kontekstin e sigurisë dhe të drejtat e pakicave.