FUQIZIMI I ROLIT TË GRUAS NË FUSHËN E SIGURISË

8/04/2015

FUQIZIMI I ROLIT TË GRUAS NË FUSHËN E SIGURISË

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me titull “Fuqizimi i Rolit të Gruas në fushën e Sigurisë”. Kjo tryezë u organizua nga Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës (YATA Kosova), në kuadër të “Javes së NATO-s” që mbahet në nivel euro-atlantik, në përvjetorin e themelimit të Paktit Veri Atlantik (NATO).

Qëllimi i kësaj tryeze ishte që panelistët e ftuar të diskutojnë rolin e gruas në fushën e sigurisë në Kosovë, të paraqesin përvojat e tyre, sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e rolit dhe përfaqësimit të saj sa më të denjë në institucionet që janë të ndërlidhura me cështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Panelistë prezent në këtë tryezë ishin:

- Aida Dërguti - Nënkryetare e Parlamentit të Republikes së Kosovës

- Ganimete Musliu- Komisioni për Siguri, Punë të Brendshme dhe Mbikqyrje të FSK-së

- Bujar Dugolli - Dekani i Fakultetit Filozofik

- Majore Remzije Zeqiraj - Forca e Sigurisë së Kosovës,

- Kolonele Taibe Canolli - Policia e Kosoves,

- Dajana Berisha - Drejtoreshë Ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare

- Donika Emini - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini në prezentimin e saj është fokusuar në Implementimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Planit Nacional për Veprim dhe implementimit të këtij plani. Gjithashtu, ajo ka prezentuar të dhënat e Barometrit Kosovar të Sigurisë duke u fokusuar në perceptimet e grave për sektorin e sigurisë dhe sigurinë në komunitet. Të dhënat e Barotmerit tregojnë që në përgjithësi gratë kanë perceptime pozitive për institucionet e sigurisë, duke i parë ato edhe si shtyllë mbështetëse. Ajo tha se është shumë e rëndësishme të përmendet se kontakti i grave më institucionet është minimal, shumë i ulët në krahasim me burrat.