FUQIZIMI I GRUAS NË SEKTORIN E SIGURISË ME QËLLIM TË PROMOVIMIT TË PAQËS, SIGURISË, PARTNERITETIT NDËR-INSTITUCIONAL DHE NDËR–DEPARTAMENTAL

25/05/2016

FUQIZIMI I GRUAS NË SEKTORIN E SIGURISË ME QËLLIM TË PROMOVIMIT TË PAQËS, SIGURISË, PARTNERITETIT NDËR-INSTITUCIONAL DHE NDËR–DEPARTAMENTAL

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në punëtorinë e titulluar “Fuqizimi i gruas në sektorin e sigurisë me qëllim të promovimit të paqës, sigurisë, partneritetit ndër-institucional dhe ndër–departamental”. Kjo punëtori u organizua nga OSBE - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përkatësisht nga Departamenti për Siguri Publike. Kjo punëtori mblodhi pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi, përfaqësues të Parlamentit të Kosovës, EULEX, OSBE, Policisë Suedeze dhe Shoqërisë Civile.

Qëllimi i kësaj tryeze në të cilën prezantoi Donika, ishte që panelistët e ftuar të diskutojnë për Rolin e Gruas në sektorin e Sigurisë duke parandaluar kërcënimet bashkëkohore (Parandalimi i kërcënimeve të përbashkëta, duke përfshirë radikalizimin dhe terrorizmin).

Panelistë prezent në këtë tryezë ishin:

Znj. Shqipe Mjekiqi, Këshilltare e Minsitrit për Punë të Brendshme

Z. Fatos Makolli, Drejtor i Departamentit Anti-Terorizëm PK

Znj. Florie Hajra, Përfaqësuese e SHGPK, Krim i Organizuar

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini përveç statistikave të përgjithshme të pjesëmarrjes së gruas në sektorin e sigurisë në Kosovë, prezentimin e saj ka fokusuar prezentimin saj në rolin e QKSS në parandalimin e ekremismit të dhunshëm, dhe aktivitetet që QKSS ka ndërmarrë në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas në këtë drejtim. Përveç të tjerash, janë prezentuar të dhënat e Barometrit Kosovar të Sigurisë, përkatësisht perceptimet e grave për ektremizmin e dhunshëm në Kosovë, trajtimin e personave që kthehen nga Siria e Iraku.