Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Prizrenit

25/03/2021

Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Prizrenit

Forumi i Gruas për Siguri u realizua sot me gratë pjesëmarrëse nga Komuna e Prizrenit, ku biseduam për mënyrat se si të kemi përfshirje dhe përfaqësim më të barabartë të vajzave dhe grave në fushën e sigurisë.

Gjatë këtij takimi u identifikuan disa nga sfidat kryesore më të cilat përballen gratë në Prizren në aspektin e sigurisë, duke përfshirë mungesën e qasjes së barabartë në shërbime dhe institucione – sidomos për gratë me aftësi të kufizuara, pasigurinë shëndetësore, fizike, dhe financiare si pasojë e pandemisë Covid-19, si dhe nevojën për vetëdijësim më të lartë të shoqërisë për kontributin që gratë mund të ofrojnë në adresimin më efikas të problemeve të sigurisë.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.