29/11/2024
Më 27 Nëntor 2024, projekti SMIDGE organizoi webinarin e tij të tretë, duke u fokusuar në temën aktuale dhe urgjente, “Lojërat dhe Hapësirat Dixhitale si Arenat e Radikalizimit.” Seanca mblodhi së bashku tre ekspertë të shquar që shqyrtuan kompleksitetet e radikalizimit brenda komuniteteve të lojërave dhe hapësirave dixhitale. Webinar-i nxori në pah sesi narrativat ekstremiste shfrytëzojnë këto mjedise dhe diskutoi strategjitë për të kundërvepruar ndikimin e tyre.
Prof. Ayhan Kaya: Politika e Pakënaqësive dhe Nostalgjisë
Webinari u hap me Prof. Ayhan Kaya, Jean Monnet Kryetar i Politikës Europiane të Ndërkulturalizmit në Universitetin Bilgi të Stambollit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave në Turqi. Duke u mbështetur në punën e tij me projektin Pledge Horizon, Prof. Kaya shqyrtoi radikalizimin si një “politikë të pakënaqësive” të nxitur nga privimi socio-ekonomik, pakënaqësia politike dhe një mall për të kaluarën e idealizuar.
Kaya theksoi sesi grupet e djathta ekstreme shfrytëzojnë këtë nostalgji, duke krijuar narrativa që rezonojnë me të rinjtë që ndihen të zhvendosur nga ndryshimet e shpejta të shoqërisë. Ai gjithashtu nënvizoi rolin e “co-radikalizimit”, të përkeqësuar nga mungesa e komunikimit midis ndarjeve shoqërore dhe kulturore. Investimi i pamjaftueshëm në hapësirat rinore dhe platformat e dialogut i përkeqëson këto ndarje. “Kapërcimi i këtyre hendekeve nëpërmes nismave të fokusuar tek të rinjtë është thelbësor për të kundërvepruar radikalizimin,” theksoi Kaya.
Dr. Rikke Alberg Peters: Zbulimi i Vulnerabiliteteve Online
Dr. Rikke Alberg Peters, Profesore e Asociuar në University College Lillebaelt në Danimarkë, u fokusua në aspektet psikologjike të radikalizimit, duke përdorur rastin danez “Holbæk” si një shembull. Ajo shqyrtoi sesi vulnerabilitetet offline përkthehen në ndjeshmërë ndaj radikalizimit online, që shpesh përshpejtohet nga mjedisi dixhital.
Dr. Peters identifikoi faktorët kryesorë të rrezikut, duke përfshirë anonimitetin, algoritmet, “vendet e fshehta” që bllokojnë përdoruesit në përmbajtje ekstreme, dhe tërheqjen e humorit provokues. Këto faktorë krijojnë një përzierje të fuqishme, duke e bërë rininë veçanërisht të ndjeshme. Ajo theksoi nevojën për angazhim proaktiv nga të rriturit për të adresuar pakënaqësitë, për të promovuar dialogun dhe për të krijuar hapësira alternative për interaksion shoqëror. Edukimi mbi gjuhën e urrejtjes dhe polarizimin online është po ashtu thelbësor.
Bledar Feta: Komunitetet e Lojërave dhe Përgjigjet Politike
Bledar Feta, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare me Programin e Europës Juglindore të ELIAMEP dhe udhëheqës i projektit Horizon Europe, GEMS, paraqiti një perspektivë të orientuar drejt politikave për të kundërvepruar radikalizimit online në hapësirat e lojërave. Feta përshkroi dy faza kritike të radikalizimit brenda komuniteteve të lojërave: Komunikimi & Targetimi – Lojtarët vulnerabël identifikohen nëpër platformat multiplayer dhe Manipulimi & Mobilizimi – Procesi kalon në kanale të koduara jashtë hapësirave të lojërave.
Sfida të tilla si anonimiteti dhe evolucioni i shpejtë i teknologjisë së lojërave e bëjnë të vështirë për politikat të mbajnën hapin. Feta argumentoi për një qasje “siguri që nga dizajni” dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes lojtarëve, prindërve, edukatorëve, politikëbërësve dhe palëve të interesuara. “Angazhimi i këtyre grupeve është thelbësor për të zbatuar masa parandaluese dhe për të promovuar mjedise më të sigurta për lojërave,” tha ai.
Përmbledhje dhe Hapat e Ardhshëm
Webinar-i theksoi rëndësinë e një qasjeje të shumëanshme për të kundërvepruar radikalizimit në hapësirat dixhitale si dhe te lojërave. Nga adresimi i pakënaqësive shoqërore dhe politike deri tek përmirësimi i edukimit dixhital dhe zbatimi i politikave të synuara, folësit theksuan qasjet vepruese për të zbutur rreziqet.
Duke mbledhur ekspertë nga fusha të ndryshme, webinari i SMIDGE ofroi një platfoarmë për dialog dhe bashkëpunim kritik, duke përforcuar nevojën për përpjekje kolektive për të trajtuar fenomenin kompleks të radikalizimit në internet.