DREJTORI I QKSS NË VIZITË STUDIMORE PARLAMENTARE

11/05/2012

Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) organizoi një vizitë studimore në Ljubljanë (Slloveni) për anëtarët e Kuvendit të Kosovës, nga 8 – 11 Maj 2012. Kjo vizitë studimore kishte për qëllim shkëmbimin e mësimeve të nxjerra me ekspertë nga Sllovenia, me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e përzgjedhura të BE. Pjesëmarrës ishin Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Sigurisë dhe FSK, Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, të Zyrës së Auditorit Gjeneral dhe EULEX-it. Drejtori i QKSS, Florian Qehaja, bëri prezantime në dy panele të veçanta: një për përgjimin e ligjshëm të telekomunikacionit, në bazë të një hulumtimi të QKSS të publikuar rishtazi dhe tjetra në kontrollin financiar dhe mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Më 11 maj, Drejtori i QKSS gjithashtu bëri një prezantim në Kolegjin e Universitetit Amerikan në Shkup. Prezantimi i titulluar "Zhvillimet e Shtet-ndërtimit në Kosovën e pas-pavarësisë" ngriti interesin e studentëve të Departamentit të Shkencave Politike. Me këtë rast, drejtori QKSS i është dhënë një certifikatë vlerësimi.