Diskutim online - Flasim për riintegrimin me qytetarët e Komunës së Podujevës

8/05/2020

Diskutim online - Flasim për riintegrimin me qytetarët e Komunës së Podujevës

Duke i respektuar masat parandaluese ndaj Covid-19, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po vazhdon me implementimin e aktiviteteve online. Me datën 8 Maj 2020, QKSS zhvilloi një diskutim me komunitetin e Podujevës mbi rëndësinë e riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga konfilkti i Sirisë dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve.

Gjatë diskutimit u theksua nevoja për angazhim më të gjerë të komunitetit në iniciativat rehabilituese dhe riintegruese dhe nevoja për informim të shtuar mbi programet ekzistuese. Bekim Jashari, Kryeimam në Komunën e Podujevës theksoi se koordinimi mes komunitetit në këtë komunë ka dëshmuar sukses në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe një qasje e tillë duhet të aplikohet edhe në iniciativat e riintegrimit dhe rehabilitimit. Për më tepër, ai foli rreth platformës Fol Tash, një nismë e komunitetit për informimin e drejtë mbi aspektetet fetare dhe impaktin e nismave të tilla në rritjen e qëndrueshmërisë së komuniteteve.

Përmes këtyre aktiviteteve synohet ngritja e vetëdijes mbi rëndësinë e riintegrimit dhe gjithëpërfshirjes në këtë proces. Aktiviteti i radhës me të njejtën temë zhvillohet të Enjten, me 14 Maj 2020 nga ora 17:00 deri 18:00, në faqen zyrtare të QKSS në Facebook. Ky aktivitet është i fokusuar në Komunën e Mitrovicës dhe të ftuar janë Nënkryetari i Mitrovicës Z. Faruk Mujka dhe Kryeimami i Komunës së Mitrovicës z. Rexhep Lushta.

Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” dhe është i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.