Thyerja e barrierave për bashkëpunimin rajonal të sigurisë: Adresimi i çështjeve të besimit në Ballkanin Perëndimor

18/10/2023

Thyerja e barrierave për bashkëpunimin rajonal të sigurisë: Adresimi i çështjeve të besimit në Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 14 tetor 2023: Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think-Tank i Samitit të Procesit të Berlinit pa një diskutim të thellë në panelin e titulluar "Thyerja e Barrierave për Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë", duke theksuar urgjencën e adresimit të çështjeve të besimit midis institucioneve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Një panel ekspertësh dhe politikëbërësish nga Ballkani Perëndimor shqyrtoi gjendjen aktuale të bashkëpunimit rajonal të sigurisë dhe përvijuan strategjitë për rritjen e bashkëpunimit. Në panel ishin: Taulant Balla, Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, Josip Brkiq, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ramadan Ilazi, Udhëheqës i Hulumtimeve, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Sonja Stojanović Gajić, Konsulente e Pavarur, moderuar nga Valbona Zeneli, Bashkëpunëtore e lartë jorezidente, Europe Center, Atlantic Council

Diskutimi, i cili u shpalos në sfondin e një ngjarjeje të rëndësishme rajonale të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think-Tank të Procesit të Berlinit, nënvizoi rëndësinë e nxitjes së lidhjeve më të forta të sigurisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin europian dhe mbrojtjen kundër kërcënimeve transnacionale.

Pikat kryesore të diskutimit:

  1. Ndryshimet gjeopolitike dhe integrimi europian: Paneli filloi duke pranuar ndikimin e thellë të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka riformuar dinamikën gjeopolitike. Kjo ngjarje ka ripërtërirë përpjekjet për ta afruar Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evuropian. Bashkëpunimi efektiv për sigurinë u identifikua si pikë qendrore në këtë proces integrimi, me panelin që eksploronte strategji për të rritur besimin dhe bashkëpunimin midis institucioneve rajonale të sigurisë.
  2. Situata e sigurisë në Kosovë dhe mosmarrëveshjet dypalëshe të pazgjidhura: U ngritën shqetësime për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe për rritjen e tensioneve etnike, veçanërisht për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023. Disa nga anëtarët e panelit theksuan nevojën për të adresuar këtë kërcënim. Mosmarrëveshjet e pazgjidhura dypalëshe në Ballkanin Perëndimor, ndër to, mungesa e progresit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë paraqet një pengesë të madhe për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal. Si qeveritë në rajon ashtu edhe BE-ja duhet t'i japin përparësi investimeve për pajtim. Pjesëmarrësit avokuan për krijimin e një strukture të dedikuar të Bashkimit Europian për të lehtësuar përpjekjet e pajtimit me bazë në komunitet në WB6. Gjithashtu, liderët politikë duhet të ndryshojnë retorikën dhe të promovojnë mesazhe pajtuese.
  3. Migrimi i parregullt: Ballkani Perëndimor shfrytëzohet si rrugë për migrimin e parregullt drejt Bashkimit Europian. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë protokolle të vazhdueshme efektive të bashkëpunimit policor që nga viti 2018 në frenimin e formave të ndryshme të krimit transnacional dhe migrimit të parregullt. Prania e Frontex në rajon konsiderohet e rëndësishme për të luftuar migrimin e parregullt.
  4. Demokracia ka rëndësi për sigurinë rajonale:  Një angazhim i fortë i qeverive në Ballkanin Perëndimor ndaj vlerave dhe parimeve të demokracisë është thelbësor për bashkëpunim dhe integrim më të madh rajonal. Tendencat autokratike si dhe liria e dobët e medias në rajon dëmtojnë si integrimin europian ashtu edhe atë rajonal. Paneli shqyrtoi gjithashtu çështjen e ndikimit të huaj keqdashës dhe se si korrupsioni i organizuar dhe kapitali I ndërryshkur lehtësojnë një ndikim të tillë.
  5. Siguria Kibernetike: Kërcënimet kibernetike përbëjnë një sfidë të rëndësishme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Një sistem proaktiv i paralajmërimit të hershëm për kërcënimet kibernetike është thelbësor, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një qasjeje të përbashkët nga WB6. Në Mal të Zi po krijohet një Qendër për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor, e mbështetur nga Franca dhe Sllovenia. Të gjitha qeveritë në rajon duhet të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo qendër. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në punën e Agjencisë së Bashkimit Europian për Sigurinë Kibernetike (ENISA), si dhe në Mekanizmin e Rishikimit të Incidenteve të Sigurisë Kibernetike të BE-së është me rëndësi të jashtëzakonshme.
  6. Iniciativat gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit për sigurinë rajonale: Ka shumë iniciativa rajonale për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, por ato shpesh nuk janë gjithëpërfshirëse dhe u mungojnë fokusi. Ne kemi nevojë për një proces të racionalizimit të nismave të bashkëpunimit rajonal të sigurisë që i riorganizon ato, por gjithashtu nxit gjithëpërfshirjen. Mungesa e pjesëmarrjes së Kosovës në shumë prej këtyre nismave rajonale paraqet një shqetësim të madh për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal të sigurisë.
  7. Bashkëpunimi me Institucionet Europiane: Marrëveshjet e bashkëpunimit me Zyrën e Prokurorisë Publike Evropiane janë thelbësore dhe për këtë arsye të gjithë WB6 duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi sa më shpejt të jetë e mundur. Për më tepër, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përputhen plotësisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP), si dhe me politikat e tyre të vizave me Zonën Shengen të BE-së.
  8. Media dhe dezinformimi: Paneli theksoi rolin e mediave në shpërndarjen e dezinformatave dhe nevojën për më shumë mbështetje në luftimin e kësaj çështjeje. U nënvizua një qasje e unifikuar për të adresuar sfidat e lidhura me media.

Mesazhi gjithëpërfshirës i forumit theksoi nevojën që drejtuesit e WB6 të shfrytëzojnë momentin e ri që është krijuar dhe të promovojnë bashkëpunim më të madh.